Lajme

Kusari: S’kam informacione për afatin e pesë diplomatëve, deklarata e Lajçakut për 24 shatorin e rëndë

10/23/2023 12:38
nga:N M

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusrai-Lila, tha se nuk ka informacione që pesë diplomatët që ishin në vizitë të shtunën të kenë dhënë afat për Kosovën për ndonjë marrëveshje, raportin EO.

Ajo tha se është e rëndë deklarata e të dërguarit special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, i cili potencoi se asgjë nuk ka ndryshuar në procesin e dialogut sa i përket sulmit pas 24 shtatorit.

Ndonëse sipas saj, në Kosovë pozita e opozita janë të pajtimit se situata në procesin e dialogut me Serbinë ka ndryshuar dhe ka marr rrugë tjetër pas sulmit të 24 shtatorit.

“Nuk kam informacion se ka ultimatum dhe që afati është të etjen. Sa i përket deklarimit të Lajçakut pak me e rënd është deklarata se asgjë nuk ka ndryshuar pas 24 shtatorit. Natyrisht se Kosova ka qenë e gatshme dhe ka treguar gatishmëri për dialog. Ne jemi të qëndrimi se 24 shtatori ka shënuar një kthesë të rëndësishme jo të mirë në procesin e dialogut”, tha ajo.

Kusari-Lila tha se është e rëndësishme që të dialogohet me opozitë sa i përket pjesëmarrjes në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Ajo tha se deri në fund të javës pritet që të ketë ndryshim sa i përket opozitës që t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.

Tahiri, PDK: Këtë veprim duhet ta bëjë Kurti pas vizitës së pesëshesh SHBA–BE, vendimin e Vjosa Osmanin ka mundësi ta çojmë në Kushtetuese