Gani Gërmia i është futur në shtrat njërës nga banoret e Big Brother VIP Kosova.
Bëhet fjalë për Brikenën.
Ajo duke qeshur tha “ishalla nuk më sheh babai”, teksa Ganiu me shaka i tha se edhe nëse të pyet, i thua se kam qenë shok klase, njofton Klankosova.tv.
Kjo ka bërë që disa nga banorët që ishin në dhomën e gjumit të shkrihen së qeshuri.
Po ashtu, Brikena ka treguar se ka fobi nga insektet.
Këtë e ka treguar teksa ishte në shtrat duke biseduar me Ganinë dhe Lumbardhin, kur në një moment kalon një mizë.
Për këtë, Gania Gërmia e ka “përqeshur”.
Ai ka vazhduar të bëjë shaka me Brikenën duke mos e kuptuar se si ka mundësi të ketë frikë nga një mizë.
Shikoni momentin në videon e mëposhtme.