Lajme

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Klinë

10/23/2023 09:56
nga:N K

Një person për derisa ishte duke punuar të dielën në Klinë, ka gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes të tipit L-3.

Sipas njoftimit të policisë, nuk raportohet për ndonjë incident.

Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të kontrolluar.

“Klinë. 22.10.2023 – 13:22. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se për deri sa ishte duke punuar kishte hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes të tipit L-3. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të kontrolluar. Nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në njoftim.