Lajme

Autoritetet në Gaza thonë se në 24 orët e fundit janë vrarë 117 fëmijë

10/22/2023 14:36
nga:Genita C

Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi thotë se të paktën 4,651 njerëz janë vrarë në Rrip të Gazës që nga 7 tetori.

Ajo shton se 14,245 persona janë plagosur.

Ministria thotë gjithashtu në një deklaratë se 266 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit, duke përfshirë 117 fëmijë, raporton BBC.

Ndërsa sot ushtria izraelite ka thënë se beson se 212 persona janë mbajtur peng nga Hamasi në Gaza.

Të premten, dy pengje amerikane – nëna dhe vajza Judith dhe Natalie Raanan – ishin të parët që u liruan.

Ne po vëzhgojmë me vëmendje çdo përditësim në lidhje me ata që mbahen – duke përfshirë njerëzit e konfirmuar nga BBC, ose të raportuar në mënyrë të besueshme, se janë rrëmbyer nga Hamasi nga Izraeli.