Lajme

Vuçiq pas takimit me pesëshen diplomatike- Në ditët e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza

10/21/2023 16:58
nga:Y I

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka takuar pesëshen diplomatike të përbërë nga diplomatë evropianë dhe amerikanë.

Në llogarinë e tij në Facebook, Vuçiq ka thënë se pret takime të rëndësishme në Bruksel në ditët në vijim.

“Takimi i vështirë me pesëshen. Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza. Pres takime të rëndësishme në Bruksel në ditët në vijim”, është shprehur Vuçiq.

Sot gjatë ditës, pesëshja diplomatike ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti./Klan Kosova/