Lajme

Izraeli thirrje qytetarëve të tij: Largohuni nga Egjipti dhe Jordania

10/21/2023 16:11
nga:Y I

Izraeli u kërkoi qytetarëve të tij në Egjipt dhe Jordani që të largohen nga ato vende “sa më shpejt të jetë e mundur” për shkak të “përkeqësimit të protestave anti-izraelite”.

Një paralajmërim përkatës i nivelit 4, më i larti, është lëshuar tashmë për Turqinë, ndërsa këshillimi për Marokun është rishikuar në nivelin 3.

Autoritetet po këshillojnë qytetarët izraelitë të mos e vizitojnë vendin.