Lajme

“Mesazhet e emisarëve”, Lekaj: Kosova po hyn në ditë të rëndësishme mbi të ardhmen e saj, Kurtit i duhet vigjilencë!

10/21/2023 15:50
nga:Y I

Në orët e para të mëngjesit u mbajt takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe pesë emisarëve perëndimore.

Pas takimit, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se Kosova duhet të nisë me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Kurti ka një përgjegjësi për të bërë progres në normalizimin e relacioneve nëse Kosova do të bëjë progres drejt BE-së. Tash ne duhet të theksojmë nevojën për të lëvizur në themelimin e Asociacionit pa ndonjë vonesë. Pa këtë, nuk do të ketë progres të Kosovës në rrugën europiane”dekalroi Lajçak raporton Gazeta Blic.

Në ldihje me deklaratën e Lajçak ka folur për “Gazeta Blic”, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

Lekaj tha se BE-ja dhe ndërkombëtarët po e thonë haptas se dialogu duhet të vazhdojë me dinamikë të shtuar dhe sa më parë të mbyllet marrëveshja përfundimatre.

Ai tha se Serbisë po i kërkohet të ndalë dhunën ndërrsa Kosovës që të konretizojë sa më parë formimin e Asociacionit.

“BE dhe fuqitë ndërkombëtare po e thonë haptas që Dialogu duhet të vazhdojë me dinamikë dhe duhet sa më parë të mbyllet me marrëveshjen e madhe përfundimtare Kosovë-Serbi.BE po tenton që me çdo kusht ta normalizojë dialogun, dhe nga Serbia po kërkon ta ndalë dhunën dhe me qetësi e maturi të vazhdojë përballë Kosovës dhe procesit të dialogut, ndërsa Kosovës po i kërkohet që të vazhdojë pa u ndalë në Dialog dhe sa më parë të konkretizohet formimi i Asociacionit të komunave serbe” deklaroi Lekaj për “Gazeta Blic”

Lekaj tha se Kosova po hyn tashmë në ditë të rëndësishme mbi të ardhmen e saj.

Ai tha se kryeministri Kurti tashmë ka nevojë për vigjilencë, aftësi negociuese dhe bashkëpunim dhe koordinim me aketrët kryesorë në Kosovë.

“Mbi këtë kurs, mendojë që Kosova po hyn në ditë të rëndësishme mbi të ardhmen, prandaj Kryeministri Kurti ka nevojë për vigjilencë, aftësi negociuese dhe bashkëpunim e kordinim me akterët kryesorë në Kosovë(element i cili i ka munguar tërë kohën).Besojë, në takim Lajçaku ja ka bërë të qartë Kurtit idenë se përfshirja e Ballkanit sa më e shpejtë në integrimin e plotë në BE është më se e nevojshme. Prandaj Kosova nuk duhet ta pengojë këtë proces të rëndësishëm gjeopolitik të Evropës dhe SHBA-së, dhe duhet të jetë sa më konstruktive e bashkëpunuese”deklaroi Lekaj në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

 

Haliti: Në qoftë se propozimi është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, nuk ka arsye për refuzimin e tij

 

Kryhet takimi me Kurtin, Lajçak: Asociacioni të bëhet pa vonesa, pa atë Kosova s’ka progres drejt BE-së