Sporti

Gjilani triumfon ndaj Fushë Kosovës, Feronikeli ’74 dhe Prishtina i ndajnë pikët

10/21/2023 15:10
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Gjilanit ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme ndaj Fushë Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1 me 0, me Kushtrim Shabanin që realizoi golin e vetëm.

Në ndeshjen tjetër, Feronikeli ’74 dhe Prishtina i kanë ndarë pikët, me rezultatin përfundimtar që ishte 0 me 0.

/GazetaBlic Sport/