Lajme

Pantina: Deklarata e Lajçak, për themelimin e asociacionit është një ndër parakushtet për anëtarsim në BE

10/21/2023 16:04
nga:Sh R

Emisari europian, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin Kurit sot në Qeverinë e Kosovës, ka theksuar se Kosova duhet të nisë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lidhur më këtë në një prononcim për Gazeta Blic, ka reaguar edhe anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina. Ajo tha se deklarata e Lajçak, për themelimin e asociacionit është një ndër parakushtet për antarsim në BE.

“Sa i takon deklaratës së Lajcakut se Kosova duhet ta themeloj Asociacionin,  ky tashmë është një zotim i Kosovës marrë me Marrëveshjen e Ohrit e që poashtu është njeri nder parakushtet për antaresim në BE”, tha Pantina për Gazeta Blic.

Tutje ajo tha se edhe në të kaluarën por edhe tani qeveritarët po marrin zotime para nërkombëtarëve duke harruar se mos zbatimi i tyre sjell pasoja për vendin.

“Si edhe në të kaluarën, edhe tash qeveritaret tanë marrin zotime para ndërkombëtarëve duke harruar se mos zbatimi i tyre prodhon pasoja për vendin. Kjo poashtu e portretizon Kosovën si shtet jo serioz që nuk është në gjendje të zbatoj obligimet që vet i merr përsipër”, u shpreh ajo.

Ajo tha se prandaj jemi çdoherë të fundit në rajon për çfardo arritje drejt integrimit të BE, ku thotë se njësoj ishte edhe për liberalizimin e vizave.

“Nuk do mend që pastaj jemi çdoherë të fundit në rajon për çfardo artitje drejt integrimit në BE, kështu ishte edhe me liberalizimin e vizave. Në vend që të drejtojm gishtin e fajesimit kundër të tjerëve, është mirë që vet të sillemi me përgjegjshem dhe seriozitet!”, tha ajo.

Sa i përket planit që ka diskutuar kryeministri Kurti me ndërmjetësit përfshi edhe Lajçakun, thotë se shpreoj se do e bëjë të ditur vet kryeministri.

“Se për çfarë plani kanë biseduar kryeministri Kurti me ndërmjetesit përfshi edhe Lajçakun shpresoj do e bëjë të ditur vet Kryeministri”, shtoi Pantina për Gazeta Blic.