Lajme

Lushaku: Vendimi për stopimin e punëve në “Rrugën A”, skandaloz, Kosova nuk është pronë qeverisëse e VV-së

10/20/2023 19:46
nga:Y I

Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK Jehona Lushaku-Sadriu, e ka quajtur skandaloz vendimin e Gjykatës Komerciale për të ndaluar punimet në “Rrugën A”.

Lushaku-Sadriu, thotë se ‘vendimi i sotëm i Gjykatës Komerciale për të ndaluar punimet në “Rrugën A” në Prishtinë është tendencë për të minimizuar punët e mira që po bën kryetari Përparim Rama’.

“Kjo tendencë, për të vënë në funksion edhe familjarët e deputetëve për të dëmtuar sukseset e projekteve komunale të LDK-së, është e paprecedentë, e rrezikshme dhe duhet ndaluar menjëherë. Politikat dhe qeverisjet në nivele të ndryshme brenda një shteti duhet të synojnë të mirën e qytetarëve e jo luftë partiake të rrezikshme për shtetin” shkruan Lushaku-Sadriu raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: