Lajme

Abdixhiku: Bllokimi i punimeve në ‘Rrugën A’ një çmenduri që të le pa fjalë!

10/20/2023 19:27
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumri Abdixhiku, ka reaguar pas bllokimit të punimeve në ‘Rrugën A’ raporton Gazeta Blic.

Abdixhiku ka thënë se kjo është  “një çmenduri që të le pa fjalë’.

Ai tutje theskon se të njëjtit nuk punojnë por edhe punën e tjetrit se durojnë dot.

“Sot, një gjyaktëse vendosi ta ndalojë atë. Ta ndalojë punën e ndërtimit të rrugës ‘Jim Xhema’ në gjysmë të saj. Gjykatësja, del të jetë motra e deputetes në pushtet.Dhjetra mijëra banorë pa kolektor e në kundërmim, një kryeqytet pa projektin më të madh kapital.Këta janë përplot mllef e urrejtje; dhe fatkeqësisht urrejnë qytetarët e vet. Punë s’bëjnë vet por punën e tjetrit se durojnë dot.Prishtina dhe qytetarët e kryeqytetit, le ta shohin këtë çmenduri. Fillimisht me bllokim buxheti deri në gusht; tani me bllokim projekti me kapje e familjarë” ka shkruar Abdixhiku raporton Gazeta Blic.

Ai tutje ka paralajmëruar se nuk do t’i lejojnë pasi “Rruga e Re dhe Rruga A nuk ndalen”

Reagimi i plotë:

Rama: Vendimi për pezullimin e punimeve në ‘Rrugën A’ u mor nga motra e Fitore Pacollit bazuar në interesa politike