Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.
Lajmin e ka bërë të ditur Jetlir Zyberi, këshilltar i kryetarit të AKR-së.
“Bashkë me presidentin Behgjet Pacolli vizituam shokët tanë, ish luftëtarët e UÇK-së që po ballafaqohen me padrejtësi tash e tri vite. Vizita jonë ishte e karakterit miqësor sic ishin të gjitha vizitat e deritanishme.Jemi té bindur në pafajësinë e tyre dhe në luftën e drejtë të popullit tonë për liri.Jemi të bindur që fabrikimet e Serbisë dhe veglave të tyre, përkundër vuajtjeve në fund do të dështojnë.Drejtësia do të triumfojë” shkruan Zyberaj raporton Gazeta Blic.


