Sporti

Tabela e Superligës së Kosovës pas fitores së Ballkanit

10/20/2023 16:55
nga:E K

Ballkani ka mposhtur Lirinë në ndeshjen e parë të xhiros së 10-të, duke e mbrojtur vendin në krye të tabelës.

Skuadra e Ballkanit arriti të fitojë me rezultat 4:1, edhe pse në pjesën e parë ishte në disavantazh.

Therandasit u befasuan në pjesën e parë, duke e gjetur veten mbrapa 0:1, me golin e Zenunajt.

Por, në pjesën e dytët kampionët e Kosovës u këndellën dhe shënuan katër herë me anë të Albin Berishës, Lumbardh Dellovës dhe Almir Kryeziu.

Me këtë fitore Ballkani mbetet në vendin e parë me 23 pikë, kurse Llapi është i dyti me tri pikë më pakë.

Drita hynë në top-treshen më të mirë me 19 pikë, e ndjekur nga Malisheva që ka 12.

12 pikë ka edhe Prishtina e renditur në vendin pestë, me dy pikë më pakë Feronikeli 74 është një pozit më poshtë.

Derisa, katër ekipet më të dobëta të Superligës deri më tani janë, Dukagjini, Gjilani, Liria dhe Fushë Kosova.