Lajme

Ujësjellësi vë në dispozicion një autobot me ujë të pijes në Kishnicë

10/20/2023 14:11
nga:Sh R

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” e ka vënë në dispozicion të qytetarëve një autobot me ujë në Kishnicë.

Lajmin për këtë furnizim me ujë të pijes e ka bërë Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një postimi në Facebook.

Paraprakisht autobote të tilla me ujë të pijes janë vendosur edhe në Graçanicë, Hajvali e në Lagjen Mati1.

Një ditë më parë kjo kompani për përpunimin dhe prodhimin e ujit të pijes njoftoi qytetarët se uji në disa zona të Prishtinës është ndërprerë për shkak të pranisë së sasisë së palejuar të “Manganit” në të.

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, i ka bërë thirrje qytetarëve që ujin në këto zona mos ta përdorin as për pije as për nevoja tjera.