Sporti

Lajm i bujshëm nga Spanja, Jose Mourinho mund të jetë pasues i Ancelottit tek Real Madrid

10/20/2023 09:52
nga:Mergim Rreci

Gazeta spanjolle Mundo Deportivo raporton se trajneri i Romës, Jose Mourinho është ndër kandidatët për të zëvendësuar Carlo Ancelottin në Real Madrid në vitin 2024.

Marrëveshja aktuale e Mourinhos përfundon në qershorin e ardhshëm dhe Sky Sport Italia ka raportuar së fundmi se ai nuk do ta zgjasë qëndrimin e tij në klub, përcjell GazetaBlic Sport.

Mundo Deportivo pretendon se Mou është ndër kandidatët e Real Madridit për të zëvendësuar Ancelottin sezonin e ardhshëm. Trajnerit italian i skadon kontrata gjithashtu në qershor dhe pritet të marrë përsipër ekipin kombëtar të Brazilit pasi të largohet nga Merengues.

Mourinho tashmë ka qenë trajner i Real Madridit nga viti 2010 deri në vitin 2013, duke fituar 127 nga 178 ndeshjet e tij në krye të gjigantëve të La Ligës.

/GazetaBlic Sport/