Sporti

Ndjekje dhe sharje, “plas” mes tifozëve pas derbit

10/19/2023 23:26
nga:L J

Partizani ka fituar derbin e parë të sezonit përballë Tiranës. Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, kampionët e Shqipërisë triumfuan me rezultatin 2-1.

Një ndeshje e luftuar nga fillimi e deri në fund, si në fushë nga lojtarët, por edhe në distancë nga tifozët. Këta të fundit ishin larg njëri-tjetrit në stadium, por jashtë “Air Albania” disa tifozë kanë krijuar probleme.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale shihen disa tifozë që ndjekin tifozët e ekipit kundërshtar duke vrapuar dhe duke i ofenduar me fjalë banale.

VIDEO