Nga Partia Demokratike e Kosovës njoftojnë se nesër, e premte, nga ora 11:00, zyrtarë të kësaj partie do të dorëzojnë edhe një lëndë tjetër për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.
Pas dorëzimit të dokumentacionit, do të ketë edhe prononcim për media, ku do të bëhet e ditur se lidhur me çka ka të bëjë lënda.


