Sporti

Goditje e madhe për Liverpoolin, Robertson pritet të mungojë deri në vitin 2024

10/19/2023 19:53
nga:L J

Lëndimi i pësuar nga Andy Robertson në ndeshjen kualifikuese mes Spanjës dhe Skocisë është i rëndë dhe mbrojtësi i majtë do të mungojë për një kohë të gjatë, sipas mediave të Anglisë.

Robertson tashmë është rikthyer në Liverpool, ku i është nënshtruar ekzaminimeve të detajuara mjekësore, klubi tani për tani i fsheh rezultatet, por mediat raportojnë se problemi është serioz dhe skocezi do të duhet të operohet sa më parë, përcjell GazetaBlic Sport.

Reds ka të ngjarë të bëjnë një njoftim për klubin pas operacionit, por raportet thonë se Robertson me siguri do të jetë jashtë të paktën deri në fund të këtij viti kalendarik.

Në varësi të ecurisë së rehabilitimit të tij, pushimi mund të jetë deri në katër muaj, gjë që do të ishte një problem i madh për Jurgen Klopp.

Të shtunën, Liverpooli përballet me derbin e qytetit kundër Evertonit, ndeshje për të cilën Klopp nuk do të mund të llogarisë te Gakpo, Jones, Thiago dhe Baycetic dhe Darwin Nunes është pikëpyetje.

/GazetaBlic Sport