Sot rreth 14:20, kemi pranuar informatën se në rrugë “Arbëria” në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë.
Rastin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zyrtarja për informimin e Policisë, Flora Ahmeti.
“Personi i lënduar (femër), menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti. /GazetaBlic/


