Më 21 tetor, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Italisë, Francës do të shoqërojnë përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, në takimet në Kosovë dhe Serbi.
Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se problemi qëndron në faktin që nuk ka transparencë në këtë proces.
Tutje ajo ka thënë se si opozitë por edhe si komision për punë të jashtme nuk kemi informata as se përse po vijnë dhe as cili është qëndrimi i qeverisë karshi këtij delegacioni të lartë e as qëndrimi si shtet në dialog.
“Problemi qëndron në faktin që nuk ka transparencë në këtë proces nga Kryeministri Kurti. Si opozitë por edhe si komision për punë të jashtme nuk kemi informate as pse vijnë, as cili është qëndrimi i qeverisë karshi këtij delegacioni të lartë e as qendrim si shtet në dialog”, u shpreh Musliu-Shoshi për Gazeta Blic.



