Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha tha se Kosova ka bërë marrëveshje të gabuara por megjithatë tashmë është e detyruar t’i zbatojë.
I ftuar në Euronews Albania, ai theksoi se pret që ndërkombëtarët të vijnë me një plan të ri për Kosovën dhe Serbinë, pasi nuk mund të ecet përpara me planin franko-gjerman.
Përsa i përket armatimeve ai theksoi se përveçse në Banjskë dhe në manastire të tjera ka armatime.
“Qeveria e Kosovës ka bërë marrëveshje të gabuara që tani janë të dëmshme për Kosovën por ama janë të detyruara të zbatohen. Unë pres se ndërkombëtarët do vijnë me mesazhe të qarta dhe me një plan konkret të shkruara detyra të sakta. Nuk mund të ecet më përpara me planin franko-gjerman.
Zhvillimet në Veri e nxorën jashtë zbatimit pikën 7 të këtij plani. Armatimi që keni parë në Banjskë, trefishi i tyre ndodhet në manastire të tjera.
Duhet një rivlerësim i situatës dhe duhet të përmbushim detyrimet kontraktuale që i kemi krijuar në marrëveshjet e hershme që do kontribuojnë në normalizimin e raportove.
Pastaj është çështje e Bashkisë Ndërkombëtare të ja imponojë Serbisë njohjen e Kosovës”-tha ai.
/Euronews Albania/


