Në fund të vitit 2020 apo fillim të vitit 2021 Nikolla Nedelkoviq nga komuna e Graçanicës kishte aplikuar për punësim në Akademinë Ushtarake të Serbisë. Pasi i kishte përfunduar të gjitha testet, personeli i kishte kërkuar librezën shëndetësore.
Posa e kishin fut në sistem për kontrolle (libreza shëndetësore serbe është në formë të ID me çip) ishte shfaqur se Nedelkoviq kishte marrë hormone të rritjes së trupit. Zyrtarët e akademisë ushtarake i kishin thënë se marrja e këtyre hormoneve është pengesë për punësimin në akademi. Nedelkoviq së bashku me nënën, Biljana Cirkoviq-Nedelkoviq ishin habitur dhe shqetësuar se si në librezë shkruan se ka marr hormone të rritjes. Nëna u kishte thënë personelit se djali i saj asnjëherë nuk ka marr kësi lloj hormonesh. Kishin bërë shumë ankesa për këtë çështje. Si rezultat i ankesave të Nikollës dhe nënës e tij, inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë nga Serbia kishin vizituar Shtëpinë e Shëndetit në Gushtericë të Poshtme në Graçanicë, që operon sipas sistemit paralel serb. Pas kërkimeve dhe hulumtimeve në arkiv kishin konstatuar se nga ish drejtori i këtij institucioni mjeku dr. Zvonko Stasheviq u kishte shënuar rreth 300 personave se kinse kishin marr hormone për rritje.
Dr. Stasheviq këtë e kishte bërë më qëllim përfitimi pasuror, me që këto hormone kanë çmim nga 300-1000 euro (30.000-120.000 dinar serb), vareshit nga sasia/njësia, mësohet nga burimet në Kosovë që kanë përcjellur dhe kanë informata për këtë qështje.
Sipas burimeve në institucionet e Kosovës” këto hormone nuk ishin marr nga pacientët, por nga dr. Stasheviq e që besohet se në këtë akt kriminal ka qenë i kyçur edhe Nenad Miliq, drejtor për sigurime shëndetësore në Graçanicë, që vepron sipas sistemit paralel serb. Pjesë e grupit kanë qenë edhe dr. Millosh Krstiq dhe motra medicinale Maja Jovanoviq, thonë këto burime.
Në territorin që e mbulon kjo shtëpi e shëndetit gjendet vetëm një fëmijë që ka nevojë për këtë hormon, emri i të cilit është Sergej Popoviq nga fshati Dobrotin e Graçanicës.
Institucionet e sigurisë merret vesh se kanë kërkuar që gjatë procesit të bisedimeve edhe si presion i institucioneve të RKS-së karshi Beogradit për shuarjen e institucioneve paralele serbe, sidomos atyre shëndetësore.
Ndryshe, institucionet shëndetësore serbe në Kosovë funksionojnë jashtë kontrollit të Ministrisë së Shëndetësisë së RKS-së, gjë që e bënë të vështirë/pa mundur kontrollimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore që ofrojnë këto institucione paralele.


