Lajme

Haki Abazi: Është poshtërsi e madhe kjo që ka bërë Mefail Bajqinovci

10/19/2023 11:28
nga:N K

Deputeti i pavarur Haki Abazi ka akuzuar pushtetin qeverisës dhe deputetët e mazhorancës për poshtërsi në raport me sjelljen ndaj Policisë së Kosovës.

Abazi, në një fjalim në Kuvendin e Kosovës të enjten, tha se është poshtërsi e pushtetarëve që të marrin pjesë në varrimin e rreshterit Afrim Bunjaku, por të mungojnë në seancën e jashtëzakonshme për mbështetjen e Policisë së Kosovës.

“Është poshtërsi e madhe me pa Mefail Bajqinvocin në varrimin e rreshter Bunjakit, dhe mos me pa Mefail Bajqinovcin sot këtu. Nuk bën”, ka thënë ai.

“Po doni t’i lëni të varur që ata gjithmonë me qenë të varur prej mëshirës së juaj ndaj tyre”, ka thënë Abazi.

Abazi, ish-zëvendëskryeministër në Qeverinë Kurti I, doli si deputet i pavarur pas pakënaqësive me Grupin Parlamentar të LVV-së që prej nisjes së mandatit të dytë të Qeverisë Kurti.