Pavarësisht se Kuvendi i Shqipërisë njoftoi mbylljen e seancës plenare, ende pa nisur, prej tensioneve të krijuara, deputetë të opozitës vijuan që të qëndronin në sallë.
Ata kanë mbetur në errësirë pasi Kuvendi ka fikur dritat në sallë ku opozita po mbante fjalime përmes lidhjeve live në FB.
Deptueti Flamur Noka është shprehur se do “të digjet salla”, nëse nuk rikthejnë ndriçimin në sallën e Parlamentit.
Ndërsa Berisha paralajmëroi se në Kuvend do të zhvillohet beteja më e fuqishme në historinë e demokracisë shqiptare.
“Si grup gangstersh dhe jo parlamentar fikën dritat dhe u larguan. Me këtë akt dëshmuan dhe njëherë se çfarë përfaqësojnë. Në parlament do zhvillohet një nga betejat më të fuqishme në historinë e demokracisë shqiptare, e cila sot është një fiktivitet. Kurrë në 32 vite nuk i është caktuar përfaqësuesi opozitës në komisionin e reformës zgjedhore”, tha Berisha.


