Një person është gjetur i vdekur afër shtëpisë së tij në Berzancë të Leposaviqit.
Siç njofton policia, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës
“Berzancë, Leposaviq 18.10.2023-18:20. Raportohet se afër shtëpisë se tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.


