Sporti

‘Torcida’ doli kundër tij, reagon Drilon Hajrizi: Më shajtën e më quajtën tradhëtar, por morën përgjigjen e merituar!

10/18/2023 21:39
nga:L J

Basketbollisti i njohur kosovar, Drilon Hajrizi ka reaguar pasi ‘Torcida’ në ndeshjen e fundit doli haptazi kundër tij.

Në ballafaqimin e fundit të Trepçës, tifozët ‘Torcida’ reaguan ndaj tij, duke e vërshëllyer dhe në disa momente duke e ofenduar, shkruan GazetaBlic Sport.

Hajrizi ka theksuar se qëllimi i tij është veç të ndihmojë Trepçën të fitojë dhe se po e duron këtë që po i bëhet.

Ja raegimi i tij:

“Minatori është foleja ime. Trepça është fryma ime. Torcida është zemra ime. Krejt këto janë vetja ime!

Si lojtar profesionist e kisha për detyrë fitoren e Trepçës. Atë do të vazhdojë ta synojë për sa kohë me lejon shëndeti dhe qyteti!

Individët që tentonin të më dekoncentronin nga loja duke më sharë dhe quajtur tradhëtar e morën përgjigjen e merituar. Vullnetin e qytetarit nuk ka forcë që e ndalon. Ajo duron, por në fund triumfon!

Qëllimet tona të përbashkëta nuk duhet të kërcënohen nga individë destruktiv. Bashkimi është sinergji. Jemi të obliguar që këtë singjeri ta ruajmë. Sidomos tani kur ndodhemi përpara lojërave më të rëndësishme në historinë e klubit tonë të zemrës, TREPÇA!

Vazhdojmë”, shkruan Hajrizi.

/GazetaBlic Sport