Lajme

“Osmani nuk e ka shkelur Kushtetutën kur refuzoi ta dekretojë Isufajn si kryeprokuror”

10/18/2023 18:01
nga:Genita C

Gzim Shala nga IKD ka thënë se me mosdekretimin e Blerim Isufajt si kryeprokuror, presidentja Osmani nuk ka bërë shkelje kushtetuese.

“Defintivisht jo, është brenda rolit të saj”, tha Shala kur u pyet nëse Osmani ka bërë shkelje kushtetuese.

Shala në “Frontal” e fajësoi Këshillin Prokurorial të Kosovës për dështimin e procesit të përzgjedhjes së Blerim Isufajt si kryeprokuror.