Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Avni Mazreku, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” tha se ka interesim të lartë të studentëve për dokumentacione të caktuara për të aplikuar për vizë.
Ai tha se procesi i nostrifikimit të diplomave që studentëve i’u duhet për jashtë, është jashtëzakonisht i madh.
Mazreku deklaroi se kjo është një situatë mjaft shqetësuese dhe duhet të ketë qasje shumë serioze në raport me këtë proces.
“Fillimisht në vitet 2009-2010 interesimi i studentëve për me studiu programin e studimeve të integruara evropiane ka qenë jashtëzakonisht i madh për shkak se perceptimi i njerëzve për Bashkimin Evropian ka qenë i nivelit më të lartë të ‘dashurisë’ në raport me Bashkimin Evropian. Interesimi i studentëve për me i studiu këto profile ka rënë jashtëzakonisht shumë”
“Ne shohin në raport me evidencat që i marrim prej studentëve që kërkojnë dokumentacion të caktuar për aplikimin për viza. Procesi i nostrifikimit të diplomave që i’u duhet për jashtë Kosovës është jashtëzakonisht i madh. Kjo është një situatë mjaft shqetësuese për Kosovën edhe duhet me pas qasje shumë më serioze në raport me këtë proces. Pasi nëse ka diçka që e dëmton në esencë funksionimin e shtetit të Kosovës ka me qenë procesi i ikjes së njerëzve përkatësisht i ikjes së atyre që muand ta quajm kushtimisht ‘produkti më i shtrenjtë’ pra ai njeri. Ne na duhet me investu 21 vjet për një individ që ta përgatisim për në tregun e punës dhe pas 21 vitesh investime në një individ të caktuar ai invid shkon dhe jep kontributin e vet në një trg tjetër të punën e kjo nënkupton që paguan kontributet për shtetin ku jeton edhe punon, paguan kontributet pensionale atje ku punon pasi që ne e kemi përgatitur për tregun e punës dhe kjo është humbja më e madhe” tha Mazreku në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.


