Përfaqësuesja e Ukrainës bëri një punë të shkëlqyer në pushimin e fundit të ekipit kombëtar me fitoret ndaj Maqedonisë dhe Maltës në Grupin C të kualifikimit për Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani.
Në ndeshjen kundër Maltës, lojtari më i mirë i Ukrainës ishte anësori 22-vjeçar i Chelseat, Mudryk, i cili mban numrin 10 në fanellën e kombëtares. Në minutën e 85-të, Mudryk shënoi golin e parë për kombëtaren në paraqitjen e tij të 15-të me një goditje të shkëlqyer nga jashtë zonës së rreptësisë.
Kujtojmë se Mudryk ishte aktori kryesor i telenovelës më të madhe të transferimeve të afatit kalimtar dimrin e kaluar. Ai ishte afër Arsenalit, të cilit tashmë i kishte “premtuar” publikisht përmes rrjeteve sociale, por në fund kaloi nga Shakhtar te Chelsea në një transfertë prej 70 milionë eurosh.
Në 25 paraqitje për klubin londinez, ai shënoi një dhe asistoi në dy gola, ndërsa të shtunën do të luajë kundër Arsenalit në xhiron e nëntë të Premier League. Në krahun tjetër do të jetë kapiteni ukrainas Oleksandr Zinchenko, i cili me shaka gjatë deklaratës së tij pas ndeshjes në Maltë tha: “I thashë Mudrykut se do t’i grisja ‘topat’ nëse shënonte të shtunën!”


