Lajme

11 vjet burgim ndaj 10 të akuzuarve për organizim të skemave piramidale e bixhoz

10/18/2023 15:22
nga:Sh R

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur të mërkurën aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve M.M, F.M, G.N, V.H, A.R, O.E, F.B, RR.B, Q.M, M.K, S.B, A.Q dhe A.H.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se të akuzuarit, M.M dhe F.M janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjetësh për veprën penale në bashkëkryerje “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykim të bëhet i formës së prerë.

I akuzuari G.N është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një një viti e gjashtë muaj, për veprën penale në bashkëkryerje “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

“Të akuzuarit V.H, A.R, F.B, RR.B, S.B, A.Q, A.H, janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, secili veç e veç, për veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 300 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimet të bëhen të formës së prerë. Në bazë të nenit 44 paragrafi 1 të KPRK-së, me pëlqimin e të pandehurve dënimi me burg prej gjashtë (6) muaj, do t’ju zëvendësohet në dënim me gjobë në shumë prej 5000 €, të cilin dënim do ta paguajnë në afat prej 15 ditësh, por jo më gjatë se tre muaj, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se secili obligohet secili veç e veç, që ti paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej njëqind euro, ndërsa shumën prej njëqind euro për Fondin për Kompensimin të Viktimave të Krimit, të gjitha ti paguajnë në afat prej 15 ditësh, por jo më gjatë se tre muaj, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Të gjitha aparatet që janë përdor në kundërshtime me dispozitat ligjore në fuqi, konfiskohen. Gjykata ka marrë aktgjykim lirues për të akuzuarin A.B, pasi që nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Ndërkaq ka refuzuar aktakuzën për të pandehurin O.E, pasi që prokurorja e kësaj çështje në fjalën përfundimtare është tërhequr nga aktakuza.