Lajme

Osmani pas mosdekretimit të Kryeprokurorit- Jam kërcënuar nga persona brenda sistemit!

10/17/2023 20:36
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një intervistë  për emisionin “Tempos” ka deklaruar se ka marrë kërcënime pas mosdekretimin të Blerim Isufajt si kryeprokuror.

Osmani tha se për arsye se duhet të mbrojë personin që ka sjellë informatat nuk i ka denoncuar këto kërcënime.

“Jam kërcënuar nga persona që janë brenda sistemit prokurorial. Për shkak se dua t’i mbroj personat që kanë sjellë informatat, nuk i kam denoncuar. Shkeljet në procedurën e perzgjedhjes së kandidatit nuk i kam bërë unë, këto shkelje janë të shumta”

“Nuk kam folur kurrë në karrierën time per kërcënimet. Rruga përpara është që ata ti respektojnë procedurat. Për arsye për t’i mbrojt personat që i kanë sjellë këto çështje kanë mbet thjesht si informata për mua.”  deklaroi Osmani .

Osmani: Janë një gamë shkeljesh jashtëzakonisht shqetësuese që kanë ndodhur gjatë procesit për Kryeprokuror