Lajme

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare: Deklarata e Macron për vizat ka në ‘thelb’ dy porosi!

10/17/2023 20:01
nga:Y I

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Lutfi Bilalli, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me deklaratën e presidentit francez, Emanuel Macron, dhënë sot në Tiranë për çështjen e vizave.

Bilalli tha se deklarata e sotme e presidentit francez ka në thelb dy porosi.

Porosia e parë është për fillimin e dialogut dhe e dyta është një rikonfirmim se politika politika franceze rreth Ballkanit ndryshon nga ajo gjermane dhe angleze.

“Deklarata e sotme e presidentit francez mbi pezullimin e vizave, po qe se është shprehur mbi pezullimin e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës, në brendësi mundë të ketë dy porosi :1. Presion për fillim të dialogut dhe 2. Një rikonfirmim se politika franceze rreth Ballkanit dallon nga ajo gjermane për më tepër nga ajo angleze” deklaroi Bilalli për “Gazeta Blic”.

Ai tutje tha se Macron dhe politika e jashtme franceze nuk po tregon se ka një qasje ballansuese në raport me Kosovën

“Presidenti Makron dhe politika e jashtme franceze nuk po tregohet se ka një qasje ballansuese në raport me Kosovën sidomos rreth politikave agresive të Serbisë ndaj Kosovës” deklaroi ajo për “Gazeta Blic”

Lutfi Bilalli, Njohës i Marrëdhënieve Ndërkombëtare 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nga Tirana ka ‘kërcënuar’ Kosovën se do t’i ndalohet lëvizja e lirë pa viza në zonën Schengen “po që se nuk mbahet fjala e dhënë”

“Dua ta them një gjë me shumë qartësi. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet. Pres një angazhim real nga këto dy autoritete [Kosova dhe Serbia] që të ecin përpara në javët e ardhshme. Ky është vetë kushti për paqe në gjithë rajonin”, deklaroi Macron.

Ai tha se e ka ndjekur rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kërkoi që të dyja palët të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën.

“Është përgjegjësi e [presidentit të Serbisë, Aleksandar] Vuçiqit t’i dënojë prerazi sulmet e 24 shtatorit, sepse kontribuon në kthimin e qetësisë në kufi. Dhe, në etapat e ardhshme ajo që presim nga autoritetet, nga të dyja palët është e thjeshtë: Riorganizimi i zgjedhjeve në komunat e banuara me shumicë serbe, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje e institucione, krijimi i asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres që Vuçiqi të jetë i përgjegjshëm dhe të njëjtën gjë pres edhe nga presidentja dhe kryeministri i Kosovës”, tha Macron raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Deklarata e Macron/ Flasin nga Ministria e Jashtme: U interpretua gabimisht, për vizat vendos BE – s’ka procedurë për pezullim