Lajme

Maliqi: Qetësohuni edhe mos i anuloni biletat

10/17/2023 15:04
nga:Sh R

Analisti politik Agon Maliqi, në një postim në facebook, ka reaguar pas kërcënimit të Macron, për vizat. Ai ka u ka thënë qytetarëve të qetësohen dhe mos t’i anulojnë biletat.

Maliqi tutje tha se Franca nuk e ka mundësinë që ta përmbysë një vendim dhe ligj të BE-së e vetme, ku thotë se mund ta provojë të nisë një rishikim të vendimit por do të perballet me rezistencë.

Analisti thotë se Franca tash e tutje do të jetë pengesë në çdo hap integrues të Kosovës në BE, Këshill të Europës dhe NATO, nëse Kosova nuk ndyshon qasje.

“Qetësohuni. Edhe mos i anuloni biletat. ?
Së pari, Franca nuk e ka fuqinë për ta përmbysur një vendim dhe ligj të BE-së e vetme. Mund të provojë ta nisë një rishikim të vendimit, por do të përballet me rezistencë. Së dyti, Macron e di këtë fakt dhe deklarata e tij e shprehur mjaft paqartë duket thjesht e lëshuar për të shprehur frustrim me faktin se francezët ndihen të prerë në besë, sepse e kanë marrë vendimin paraprak për vizat me disa garanci të dhëna prej Kosovës. Dhe ndoshta edhe për të bërë presion që marrëveshja të zbatohet, si dhe për të treguar se Franca prej tash e tutje do të jetë penguese në çdo hap integrues të Kosovës në BE, Këshill të Evropës dhe NATO, nëse Kosova nuk ndryshon qasje”, ka shkruar Maliqi.

Postimi i plotë: