Lajme

Shasha: Franca ka zero mundësi që krye n’vete ta pezullojë liberalizimin e vizave

10/17/2023 14:45
nga:Sh R

Njohësi i Integrimeve Evropiane, Demush Shasha, ka thënë se Franca nuk ka mundësi që në krye në vete të pezulloj liberalizimin e vizave.

Ai ka thënë se një gjë e tillë ligjërisht është e pamundur.

Shash duke ju referuar një deklarate të Macron sa i përket liberalizimit të vizave, ka thënë se nëse Macron ka qëndrim të ri, duhet të sqarohet.

“Sot këshilla kryesore diplomatike për Kosovën është: buzëqesh dhe mos thuaj asgjë. Kosova ka kryer të gjitha detyrat e veta të shtëpisë dhe mund të rri komod për liberalizimin e vizave. Ne veç jena tu e prit të buzëqeshur 1 janarin 2024. Eh tash nëse Presidenti Macron ka një qëndrim të ri lidhur me liberalizimin e vizave është mirë të sqarohet. Sot ai vetëm ka konfuzuar me deklaratën e tij. Ka zero mundësi që Franca në mënyre unilaterale dhe krye në vetë të pezulloj liberalizimin e vizave. Kjo është ligjërisht e pamundshme. Kam thënë edhe më herët. Për mua rregulli i artë sa i përket pezullimit të liberalizimit të vizave është ky: mos merrni seriozisht asgjë deri sa nuk dëgjoni Komisionin Evropian duke folur për të. Deri atëherë çdo gjë që dëgjoni është pjesë normale e lojërave dhe negociatave politike”, ka shkruar Shasha në Facebook.