Sporti

Shqipëria U21 – Mali i Zi U21, formacioni zyrtar i kuqezinjëve

10/17/2023 13:52
nga:Mergim Rreci

Shqipëria U21 e drejtuar nga Alban Bushi luan në stadiumin e Egnatias ndeshjen e radhës kualifikuese për Euro 2025.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi presin Malin e Zi U21 teksa do të kërkojnë të hedhin pas krahëve atë disfatë të disa ditëve më parë në transfertë ndaj Finlandës.

Trajneri Alban Bushi ka publikuar edhe formacionin teksa në portë aktivizohet Lilo, ndërsa në mbrojtje Smajli, Dajko, Bajrami dhe Buxhelaj. Në mesfushë Shabani, kapiteni Berisha dhe Rexhepi ndërsa në sulm treshja Qefalia, Shpendi dhe Nikaj.

Shpresat kanë shanset e tyre për të zënë një nga dy vendet e para në Grupin E teksa momentalisht mbajnë vendin e dytë me gjashtë pikë pas tre ndeshjeve të para.