Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës në lidhje me sigurinë kombëtare pas aktit terrorist të 24 shtatorit, raporton Gazeta Blic.
Haradinaj ka thënë se mburrja e eksponentëve të Qeverisë Kurti dhe deliri i tyre se pas 24 shtatorit janë rritë në përqindje, tregon se sa keq është Kosova e sa kalkulantë janë ata.
“Këta njerëz harrojnë që në një operacion të rendit dhe të ligjit është vrarë një hero dhe Kosova është shndërruar në problem të sigurisë e paftyrësisht mburren se si janë rritë në përqindje”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Këta njerëz harrojnë që para shumë vitesh Kosova është ndier e sigurtë, dhe nisur nga ky fakt Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar patën tërhequr trupat e tyre në kuadër të KFOR dhe tash janë detyruar të rikthehen. Këta njerëz nuk po e kuptojnë dëmin që po ia shkaktojnë Kosovës me qasjen e tyre mburravece dhe me të panjohurat që pasojnë kur çështja e sigurisë së brendshme, kthehet në çështje të sigurisë ndërkombëtare.
Franca godet Kosovën: Pezullon liberalizimin e vizave


