Lajme

Miftaraj për mosdekretimin e kryeprokurorit: Vendimi i Presidentes është në linjë të njëjtë me qëndrimet e Zyrës së BE-së, reagimet e ambasadave

10/17/2023 11:36
nga:Sh R

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për mosdekretimin e kryeprokurorit të shtetit Blerim Isufajit, ka thënë se duhet ta përgëzojmë presidenten për lidershipin e treguar.

“Vendimi i Presidentes Osmani në linjë të njëjtë me qëndrimet e organizatave jo qeveritare, reagimet e ambasadave, Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Komisionit Evropian”, ka thënë Miftaraj.

“Sot duhet përgëzuar Presidenten për lidership dhe vendim marrje të bazuar në Kushtetutë, ligj dhe praktikën e ndërtuar nga Gjykata kushtetuese”, ka shtuar ai.

Më tej ai ka thënë se Këshilli Prokurorial i Kosovës ka dështuar.

“Këshilli Prokurorial ka dështuar të udhëheq një proces të bazuar në meritokraci dhe me integritet. Nuk është hera e parë që Këshilli dështon në procese të tilla. Njejtë kishte vepruar edhe me emerimin e Kryeprokurorit të PSRK dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Njëjte kishin reaguar ambasadat e huaja, organizatat jo-qeveritare, ZBE dhe Komisioni Evropian, duke i kontestuar këto procese dhe duke kritikuar Kosovën për gjendjen në sistemin prokurorial”, ka thënë ai.

“Këshilli Prokurorial duhet të zhvilloj një proces të ri i cili proces duhet të filloj përmes ndryshimit të Rregullores dhe dokumenteve përcjellëse dhe të siguroj një proces të pavarur, të drejtë të bazuar në meritokraci dhe me integritet”, ka theksuar.

Ai ka përfunduar duke thënë se duhet të kërkohet “llogari dhe përgjegjësi tek Këshilli Prokurorial” që sipas tij ky organ “po dështon vazhdimisht të siguroj meritokraci dhe integritet në procese të rëndësishme të emërimeve të larta në sistemin prokurorial”.

Postimi i plotë: