Një video që tregon pamjet satelitore të Rripit të Gazës para dhe pas një fushate intensive të sulmeve ajrore nga Forcat Ajrore izraelite është bërë virale, duke treguar shkallën e shkatërrimit të shkaktuar në territorin palestinez me popullsi të dendur.
Krahasimi kishte tërhequr mbi 100 mijë shikime në kohën e publikimit të lajmit, pasi u postua të dielën, duke zbuluar se sa ndërtesa janë kthyer në rrënoja ose janë dëmtuar shumë, përcjell Telegrafi.
Një imazh nga ajri duket se tregon xhaminë Ahmed Yassin në qytetin e Gazës, e cila u godit më 9 tetor.
Muhammad Shehada, që punon për grupin e avokimit Euro-Med Human Rights Monitor, e përshkroi atë si “masakër të transmetuar në televizion”.
Euro-Med ka akuzuar Izraelin për krime lufte dhe “vrasje sistematike”, ndërsa nuk ia atribuon asnjë nga viktimat civile Hamasit, i cili fillimisht nisi një sulm ndaj Izraelit dhe ka kërkuar kundër evakuimit të zonave të shënjestruara.
https://x.com/muhammadshehad2/status/1713558976913170936?s=20


