Lajme

Kaçaniku kërkon përgjegjësi për helmimet në Mitrovicë e Malishevë: Shumë familje kanë “falimentuar”

10/17/2023 09:00
nga:G B

Rritja e çmimeve kohëve të fundit është bërë shqetësuese për konsumatorët, teksa kërkohet reflektim nga ana e institucioneve. Kryetari i shoqatës “Konsumatorit”, Selatin Kaçaniku, tha për Ekonomia Online, se këtë kohë kur qytetarët përballen me kërkesa të shumta, çmimet kanë filluar të ngriten.

Kësisoj, ai ka kërkuar që vendimmarrësit të ndërmarrin masa karshi kësaj dukurie, duke shuar se për shka të krizave të njëpasnjëshme shumë familje edhe kanë “falimentuar”.

“Ngritja e çmimeve kur ajo merr përmasa natyrisht ndikon shumë të qytetari konsumatorë, aq më parë nëse parasysh ajo shtresa e ashtuquajtur, popullatë ose përndryshe konsumatorë i varfër, nga Covid-19 ka falimentuar, sepse një familje nuk ka të ardhura të mjaftueshme për ta mbajtur veten edhe familje e tij, si nuk të ka mundësi ekzistence trajtohet quhet i falimentuar, politikaneve nuk iu pëlqen, por kjo thënie në botë eksiton, në disa shtete ekziston edhe ligji për parandalimin e falimentimit të qytetari konsumatorë, në këtë kohë vjeshte ngritja e çmimeve reflektojnë edhe më shumë, kur fillojnë shkollat, kur fillojnë turshia, ngrohja dhe së kjo që po bën qeveria nuk mjafton”.

Për rastet helmuese në Mitrovicë dhe Malishevë thotë së duhet të kërkohet përgjegjësia edhe nga Parlamenti e Qeveria, por në veçanti nga MINT.

“Rastet e Mitrovicës dhe Malishevës më këto mbi 200 të helmuar, këtu duhet të lypet përgjegjësia edhe prej Parlamentit edhe prej Qeverisë në veçanti nga MINT. Parlamenti belg e ka mbyllur fabrikën e cila ka  prodhuar mish helmues për Kosovën, ndërsa unë si anëtar i Bordit u pamundësova ta bëjë të njëjtën gjë në bordin e AVK, i gjithë ky zigjin është përgjegjës pse ne nuk i kryejmë detyrat tona, nëse të ne nuk zgjidhet asnjë problem unë kam frikën në të ardhmen edhe kush e ka radhën, urojë që mos ta kenë  radhën ata që janë të pafajshëm, shpresojë ta kenë radhën ata që po e lejojnë po e financojnë këta që helmojnë”.

Kritika ai ka edhe për numrin e vogël inspektorëve të tregut, dhe për mos menaxhimin e duhur që po ndodhë në Kosovë.

“Nuk do të duhej të kishte mungesë të inspektorëve të tregut, nëse inspeksioni është i pamjaftueshëm atëherë duhet t’i kthehemi Qeverisë ta njoftojmë Qeverinë së është mandat i saj që qytetarin konsumatorë ta informojë, për të qenë partner i shtetit, dhe ajo që duhet po ashtu qeveria ta beje është ta beje tregun ekzistues, ne akoma nuk kemi treg ekzistues as funksional”.