Sporti

Bayerni dhe Barcelona në garë për talentin e Leverkusenit

10/17/2023 08:32
nga:Mergim Rreci

Florian Wirtz pritet të jetë në qendër të vëmendjes së merkatos së ardhshme, me Bayern Munich dhe Barcelonën që kanë shfaqur një pëlqim të madh për mesfushorin 20-vjeçar.

Talenti i Bayer Leverkusen ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha, ndërsa ka shënuar një gol dhe ka dhënë tre asistime në shtatë ndeshjet e tij të para në Bundesliga.

Bayern dhe Barcelona janë të gatshëm të nisin garën për Wirtz, megjithatë mesfushori ka një klauzolë lirimi që kushton plot 100 milionë euro, ndërsa kontrata me Leverkusen zgjat deri në vitin 2027-të.