Lajme

Pallati Mbretëror i Belgjikës: “Jemi në shok nga të shtënat”

10/16/2023 23:27
nga:L J

Dy suedezë janë qëlluar për vdekje në qendër të Brukselit, pak para ndeshjes kualifikuese të Suedisë për Kampionatin Evropian kundër Belgjikës.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Pallati Mbretëror i Belgjikës, ku kanë shkruar se janë të tronditur nga ngjarja e sotme, shkruan GazetaBlic.

Ja postimi i tyre:

“Jemi të tronditur nga të shtënat që goditën kryeqytetin tonë sonte”, shkroi Pallati Mbretëror i Belgjikës të hënën në mbrëmje në Twitter pas sulmit në Bruksel.

“Mendimet tona shkojnë para së gjithash për viktimat, familjet dhe të dashurit e tyre”, vazhdon mesazhi.

“Ne mbështesim shërbimet e sigurisë që aktualisht po bëjnë gjithçka që munden për të gjetur autorin”, përfundoi Pallati Mbretëror.