Ballkani do të ballafaqohet me Astanan të enjten e ardhshme, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve të Conference League.
FC Ballkani para pak çasteve ka njoftuar se kanë dalur në shitje biletat për këtë ballafaqim, shkruan GazetaBlic Sport.
Çmimi i biletave është i volitshëm, 3 euro në veri dhe jug, 5 në lindje dhe 10 euro në perendim.
Ja njoftimi i Ballkanit:
“HERE WE GO AGAIN!
Ndeshja e radhës evropiane po afrohet dhe ne po bëhemi gati ?
Për ta shfaqur një tjetër performancë fantastike në “Fadil Vokrri”, si në duelet e kaluara, do të jemi përsëri të unifikuar, në fushë e tribinë.
Biletat tashmë nga sot janë në shitje, për ndeshjen e 26 tetorit ndaj Astanas, e vlefshme për turin e tretë të Grupit C, në UEFA Europa Conference League.
Ashtu sikur herën e kaluar, çmimet janë të njejta:
Veri dhe Jug, 3 euro.
Lindje 5 euro dhe Perendim 10 euro.
Kurse VIP bileta ku përfshihet edhe kateringu, 50 euro.
VINI RE!
Ulëset sigurohen vetëm përmes platformës online, përmes linkut të mëposhtëm:
https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
BASHKË JEMI GJITHMONË MË TË FORTË”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


