Sipas La Gazzetta dello Sport, Lazio po planifikon një lamtumirë eventuale me sulmuesin dhe kapitenin Ciro Immobile, i cili do të rivlerësojë disa nga ofertat që mori nga Arabia Saudite gjatë verës.
Immobile thuhet se kishte refuzuar ofertat nga skuadrat saudite Al-Shabaab dhe Al-Wedha gjatë afatit kalimtar të verës, por tani, ai do të rishqyrtojë ato mega-oferta dhe Lazio, me sa duket, nuk do t’i pengojë.
Ato oferta, sipas La Gazzetta, kishin vlerë diku rreth 35 milionë euro për një kontratë dyvjeçare, me një sërë bonusesh fitimprurëse të përfshira gjithashtu.
La Gazzetta raporton se Lazio ka gjasa të jetë i gatshëm të pranojë një ofertë prej rreth 40 milionë euro, që do të thotë se ai vlerësohet afërsisht i njëjtë me Sergej Milinkovic-Savic, i cili u largua nga Stadio Olimpico për në Arabinë Saudite për të njëjtën tarifë këtë verë.
/GazetaBlic Sport


