Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e Martti Ahtisaarit, pakon e të cilit për Kosovën, dikur e kundërshtonte me protesta të dhunshme në Prishtinë.
“Jam i pikëlluar për vdekjen e Martti Ahtisaarit, një diplomati i shquar dhe një kampion i paqes, i cili ka kontribuar shumë për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë dhe puna e të cilit ka përfshirë të drejtat e forta të pakicave në kushtetutën tonë. Ngushëllimet e mia familjes së tij dhe popullit të Finlandës”, shkroi Kurti në Twitter.
Saddened by the passing of Martti Ahtisaari, a distinguished diplomat and a champion of peace who has contributed greatly to security and peace in our region & whose work enshrined robust minority rights in our constitution. My condolences to his family & the people of Finland. pic.twitter.com/oHHOnZK9tL
— Albin Kurti (@albinkurti) October 16, 2023


