Lajme

Jarinja vazhdon të jetë e mbyllur

10/16/2023 14:46
nga:N K

Pika kufitare në Jarinje vazhdon të qëndroj e mbyllur që nga sulmi terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Kjo shihet në tabelën e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Më 24 shtator, terroristët serbë sulmuan Policinë e Kosovës, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Atë ditë u mbyll edhe Merdarja, mirëpo ajo është hapur qe disa ditë.