Lajme

Vdesin dy persona në Novobërdë, u rrokullisën me traktor duke punuar

10/16/2023 08:52
nga:G B

Dy persona kanë humbur jetën, derisa të njëjtit ishin duke punuar me traktor, ku dyshohet se kanë humbur kontrollin dhe janë rrotulluar.

Fillimisht, viktimat si pasojë e rrokullisjes kanë pësuar lëndime me ç’rast njëri ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër në Emergjencën e Gjilanit.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor, derisa me vendim të prokurorit trupat e pajetë të viktimave u janë dorëzuar familjarëve.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në NovoBërdë, ndërkohë rasti në Policinë e Kosovës është iniciuar “Vdekje aksidentale”.

“Novo Bërdë /15.10.2023-18:00. Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë derisa kanë qenë duke punuar me traktor dyshohet se kanë humbur kontrollin dhe kanë shkaktuar vet-aksident dhe si pasojë kanë pësuar lëndime me ç’rast njëri nga ta ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër në emergjencën e Gjilanit. Lidhur me rastin vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë të viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e Polciië së Kosovës.