Sporti

Shqipëri-Bullgari, UEFA zgjedh gjyqtarët nga Kosova për miqësoren në “Air Albania”

10/15/2023 18:24
nga:L J

Gjyqtarë nga Kosova për miqësoren Shqipëri-Bullgari, e programuar për të martën e 17 tetorit në “Air Albania”. 

UEFA ka përzgjedhur një treshe arbitrash dardanë për këtë takim. Kryesor do të jetë Mervan Bejtullahu, i cili do të ndihmohet nga anësorët Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.

Ndërkohë që gjyqtari i katërt i ndeshjes së kombëtares kuqezi do të jetë Erjon Bastari, arbitër i kolegjiumit të Tiranës.