Sot zhvillohen ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Në program për ditën e sotme janë tetë ndeshje, transmeton GazetaBlic Sport.
Nga ora 15:00 zhvillohet ndeshja, Gjeorgjia – Qipro, kurse nga ora 18:00: Çeki – Ishujt Faroe dhe Zvicra – Bjellorusia.
Nga ora 20:45 zhvillohen dy ndeshjet interesante të sotme. Spanja përballet me Norvegjinë, kurse Uellsi me Kroacinë.



