Sporti

Italia siguron një fitore më shumë vlerë ndaj Maltës

10/14/2023 22:49
nga:Mergim Rreci

Janë mbyllur pak çaste më parë tre ndeshjet e mbrëmjes, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Italia ka marrë një fitore të rëndësishme sot në Bari ndaj Maltës me shifrat 4-0.

Italianët kaluan dy herë në avantazh në pjesën e parë, ku Bonavetura dhe Berardi dërguan topin në rrjetë. Në të dytën, ishte përsëri Berardi i cili trefishoi shifrat.

Në minutën e 94’ të sfidës, nuk ka munguar as emri i mesfushorit të Interit, Davide Frattesi, i cili ka shënuar edhe golin e katërt për Italinë.

Me këto tre pikë, Italia renditet në vendin e dytë me 10 pikë, po aq sa Ukraina e vendit të tretë e cila ka edhe një ndeshje më shumë se të kaltërit e Spalletitt.