Sporti

Hungaria e mposht Serbinë në fushë dhe tribuna, me ‘një këmbë’ në Evropian

10/14/2023 22:45
nga:Mergim Rreci

Hungaria ka siguruar një fitore të madhe në kualifikueset e Euro 2024.

Hungarezët triumfuan ndaj Serbisë me rezultat 2 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Me këtë fitore, Hungaria ka bërë një hap të madh dhe tashmë është me ‘një këmbë’ në Kampionatin Evropian.

Duhet cekur që në stadium kishte thirrje skandaloze nga tifozët serbë: Kosova është Serbi. Megjithatë, hungarezët u kundërpërgjigjen duke fishkëllyer këto thirrje dhe himnin serb.

Skandal: Huliganët serbë brohorasin ‘Kosova është Serbi’, hungarezët reagojnë ashpër ndaj tyre